Trajneri është kundër pranisë së “TKZ”-së në mbështetje të Kosovës: Nuk duam tifozë që shkaktojnë probleme
Mbrëmjen e së dielës “Fadil Vokrri” do të hapë dyert për ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës. Dardanët do të përballen me Turqinë në finalen e “play off”-it të Kupës së Botës 2026. Sigurisht që mbështetja e tifozëve do të jetë një faktor mjaft thelbësor për arritjen e një suksesi historik për Kosovën. Ndërkohë tashmë kanë lindur diskutime nëse duhet ftuar grupimi “TKZ” në këtë përballje. Trajneri Fatmir Zhdrella ka thënë për “Kanal 10” se është kundër pranisë së “Tifozëve Kuq e Zi” në “Fadil Vokrri”. Sipas tij në stadium duhen tifozë që përkrahin dhe jo që shkaktojnë probleme, megjithëse në historikun e tij grupimi “TKZ” nuk ka shfaqur asnjëherë problematika në çdo vend ku ka qenë i pranishëm. “Nuk do t’i kisha ftuar për...
Burimi:
sportekspres.com