Totti: Nuk ka pasur kurrë tension mes meje dhe De Rossit. Numri 10 për Dybala? Roma nuk është Torino…
29 Maj 2026 12:22 Alfred Lleshi Francesco Totti u shfaq në formatin “Totti contro Tutti”, të organizuar nga “Betsson Sport”, ku mohoi çdo përplasje me Daniele De Rossi: “Nuk ka pasur kurrë asnjë tension mes meje dhe Daniele De Rossit; gjithmonë ka mbizotëruar respekti maksimal, miqësia dhe vlerësimi i ndërsjellë, i ndërtuar gjatë një rruge të gjatë së bashku në fushë”. Kur u pyet për Paulo Dybala si trashëgimtar i fanellës me numër 10, ai tha: “Roma nuk është Torino. Teknikisht është një ‘10’, por për ta veshur një fanellë kaq të rëndë nuk mjaftojnë një apo dy sezone, duhet vazhdimësi për 10–15 vite”. Për goditjen ndaj Mario Balotellit në finalen e Kupës së Italisë 2010, ai shfaqi pendesë: “Sot nuk do ta bëja kurrë;...
Burimi:
telesport.al