Tottenhem merr fitoren e sezonit në transfertën ndaj Aston Villa dhe tani e ka vetë në duar fatin e mbijetesës (video)

Tottenhem merr fitoren e sezonit në transfertën ndaj Aston Villa dhe tani e ka vetë në duar fatin e mbijetesës (video)

3 Maj 2026 21:58 Telesport Tottenham ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi fitoi 1-2 në transfertën ndaj Aston Villa, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të në Premier League. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-të, ku Connor Gallagher shënoi nje gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga distanca. Goli i parë për të me fanellën e Tottenham, që pas transferimit nga Atletico Madrid në merkaton e janarit. Në minutën e 25-të, Richarlison shënon me kokë golin e dytë për Tottenham, pas krosimit të Mathys Tel. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Toteenham. Goli i vetëm në pjesën e dytë u shënua nga vendasit në minutën e 90+6′, ku Emiliano Buendía shënoi me kokë pas një krosimi...