Tottenham për turp, Atletico Madrid me fitore SPEKTAKOLARE (video)

Tottenham për turp, Atletico Madrid me fitore SPEKTAKOLARE (video)

Atletico Madrid mund të themi që ka siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League që sonte. “Colchoneros” fituan 5-2 ndaj Tottenham, në takimin e parë të 1/16-ve të luajtur në “Metropolitano”. Serinë e golave e hapi Marcos Llorente në minutën e 6-të, pas asistit të Julian Alvarez dhe gafës fatale të portierit të londinezëve, Kinsky. Në minutën e 13-të, Antoine Griezmann dyfishon shifrat, pas asistit të Llorente-s dhe përgjumjes së mbrojtjes së Tottenham.Në minutën e 16-të, Julian Alvarez trefishon shifrat sërish pas gafës së portierit Kinsky. Portieri çek Antonin Kinsky luan vetëm 17 minuta ndaj Atletico Madridit dhe më pas zëvendësohet me Vicario-n. Kinsky bëri dy gafa fatale që u shfrytëzuan saktë nga Atletico. Në momentin e zëvendësimit, Kinsky u shoqërua me duartrokitje nga...