Tottenham drejt shpërbërjes nëse bie në Championship, Liverpool ofron 95 milionë euro për yllin e londinezëve

Tottenham drejt shpërbërjes nëse bie në Championship, Liverpool ofron 95 milionë euro për yllin e londinezëve

4 Maj 2026 20:25 Telesport Edhe pse me fitoren e fundit 0-2 në transfertën ndaj Aston Villa dhe me renditjen aktuale në vendin e 17-të, Tottenham sërish është në rrezik serioz për të rënë në Championship, kur duhen edhe tre javë nga përfundimi i sezonit. Në rast se ndodh që londinezët të mos qëndrojnë në elitë për sezonin e ri, ekipi aktual do të shpërbëhet dhe shumë prej yjeve do të largohen. Njëri prej lojtarëve më të kërkuar të Tottenham është padyshim qendërmbrojtësi Micky van de Ven, i cili do të jetë në qendër të merkatos së verës pasi do të kërkohet nga shumë klube të mëdha. Liverpool është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit holandez. Të kuqtë e shohin Micky...