Toni Kroos lavdëron Barçën, por bën “profecinë” ndjellakeqe për stilin e saj të rrezikshëm të lojës

Toni Kroos lavdëron Barçën, por bën “profecinë” ndjellakeqe për stilin e saj të rrezikshëm të lojës

Toni Kroos analizoi çerekfinalen e Champions League, ku Atlético Madridi eliminoi Barcelonën pas fitores 2-0 në “Camp Nou” dhe humbjes 2-1 në “Metropolitano”. Ai lavdëroi katalanasit dhe theksoi se ishte shumë e vështirë të kualifikohesh kur luan rreth 70 minuta me një lojtar më pak, por paralajmëroi për stilin e tyre të rrezikshëm. “Besoj se Barça ishte skuadra më e mirë, por kur kalon kaq shumë kohë me një lojtar më pak është shumë e vështirë. Atlético di gjithmonë ta mbrojë shumë mirë rezultatin dhe me avantazhin e ndeshjes së parë, plus kartonin e kuq, kishte shumë përparësi për të kaluar në gjysmëfinale”, – tha gjermani në kanalin e tij në YouTube. Pa hyrë në drejtësinë e kartonëve të kuq për Pau Cubarsí dhe Eric...