Toldo: Asnjë krizë tek Interi. Lautaro ka fytyrën e një “vrasësi”, si Batistuta në kohët e arta

Toldo: Asnjë krizë tek Interi. Lautaro ka fytyrën e një “vrasësi”, si Batistuta në kohët e arta

24 Mars 2026 13:02 Alfred Lleshi Francesco Toldo, ish-portieri i Interit, rrallë flet, por kur e bën, komentet e tij janë gjithmonë interesante. Ai nuk e ndjek më futbollin me pasionin e mëparshëm, nuk komenton në TV apo trajnon, por mbetet i interesuar për ngjarjet në Serie A, sidomos për Interin, ekipin me të cilin ka lidhje të veçantë. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Toldo shprehu mendime pozitive për ekipin e Cristian Chivu, duke qartësuar se për të nuk ka krizë. Ai theksoi se eliminimi nga Champions League mund ta ketë ulur pak tensionin në mënyrë të pavetëdijshme: “Unë e shoh me optimizëm situatën e Interit. Chivu ka në sulm një kombinim shumë të fortë, Lautaro ka fytyrën e një ‘vrasësi’, si Batistuta...