Tjetër hap fals i Interit, zikaltrit “ngecin” në Firence dhe rihapin garën për titullin kampion (video)
Sfida përmbyllëse e javës së 30-të në Serie A, mes Fiorentinës dhe Interit është mbyllur në barazim 1-1, e luajtur në “Artemio Franchi”. Zikaltrit e kanë nisur shumë mirë sfidën duke gjetur golin që në aksionin e parë, ku pas 40 sekondave lojë ishte Francesco Pio Esposito që shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Nicolo Barella. Në minutën e 7-të, Nicolo Barella dyfishon shifrat, por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 16-të, Fiorentina kishte një mundësi të mirë me Moise Kean, por goditja e sulmuesit ndalet nga Yan Sommer. Në minutën e 19-të, vendasit pretendojnë për një penallti pas rrëzimit të Moise Kean në zonë, por arbitri bën me shenjë që ndeshja të vazhdojë normalisht. Në minutën e 21-të, goditja me...
Burimi:
telesport.al