Tirana mund Partizanin në derbi dhe fiton për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj
6 Mars 2026 19:30 Telesport Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e së premtes 3-1 ndaj Partizanit në finalen e Kupës së Shqipërisë (25-22, 21-25, 25-20, 25-22), duke ngritur lart trofeun për të 10-n herë në historinë e saj. Në finalen e luajtur në palestrën sportive në Farkë, të dyja ekipet dhuruan një lojë spektakolare, një ndeshje që zgjati dy orë e 20 minuta. Një rivalitet i plotë në të katërta setet, me bardheblutë që rrëmbejnë me meritë kupën. Tirana fitoi 25-22 setin e parë, por në të dytin vjen kundërpërgjigjja e Partizanit, që fitoi 25-21 e barazpeshon rezultatin. Më tej, Tirana duket më e motivuar dhe e karikuar, duke fituar 25-20 e 25-22 dy setet e tjera e krejt takimin 3-1....
Burimi:
telesport.al