Tirana afron mbrojtësin e Serie A, pritet Bekaj

Tirana afron mbrojtësin e Serie A, pritet Bekaj

Tirana e madhe po kthehet. Edhe pse në fund të rënditjes aktuale (java e 20), ndërhyrjet e presidentit Refik Halili në këtë dritare dimërore kanë bërë që klubi më i titulluar në vend të marrë formë mjaft speciale. Pas Ndong, Fredi Alvarez, Kortes, Xhixhës, Mysloviç, Emanuel Ernest, Kukës dhe Dijar Halilit, radha e një supermbrojtësi. madje pritet edhe portieri Visar Bekaj… Anton Kresiç i lindur në Gjermani, e me origjinë nga Kroacia,i bashkohet Tiranës në Abissnet Superiore. Ish lojtari i Atalantës ndërsa është stërvitur nga Edi Reja shihet si maja e afrimit të kësaj merkatoje shembullore te bardheblutë. Njoftimi i Tiranës: Anton Kresic është emri më i ri që i bashkohet klubit tonë. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin dhe është prezantuar me...