Tifozët e Milanit kundër pronarëve, vijojnë protestat: Tare dhe Allegri burra të vërtetë, Ibra e keqja absolute

Tifozët e Milanit kundër pronarëve, vijojnë protestat: Tare dhe Allegri burra të vërtetë, Ibra e keqja absolute

Gerry Cardinale nisi revolucionin te Milani, por grupimet e organizuar të tifozëve vijojnë të kontestojnë klubin kuqezi. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shpalosur parulla të tjera pranë ‘San Siros’ dhe në shënjestër është sërish Zlatan Ibrahimovic që do të jetë njeriu i fortë i Milanit në epokën e re. ‘Ibra e keqja absolute, Allegri dhe Tare të vetmit burra të vërtetë’, lexohej në një nga parullat e shpalosura. Ish Drejtori Sportiv dhe ish trajneri edhe njëherë merren në mbrojtje nga tifozët, siç kishte ndodhur edhe në manifestimin që ndodhi përpara ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës në 10 maj. Por si Igli Tare ashtu edhe Massimiliano Allegri u larguan nga postet e tyre ditën e hënë. Po kështu vijon fushata kundër Cardinales ndërkohë që nuk kursehen...