Tifoz i plagosur para Torino-Juve në koma farmakologjike, dëshmitari: E goditi policia me gaz lotsjellës
25 Maj 2026 11:19 Alfred Lleshi 36-vjeçari, kontabilist milanez Marco Leonardo Basoccu (emër i raportuar nga “La Stampa”), ndodhet i shtruar në koma farmakologjike në repartin e terapisë intensive të spitalit “Molinette” në Torino, ku iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente neurokirurgjikale për një traumë të rëndë kraniale, të shkaktuar nga goditja e dyshuar e bombulës së gazit lotsjellës të policisë, hedhur para derbit Torino–Juventus. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk raportohet rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi teksa ai po i afrohej stadiumit së bashku me grupin ultras “Viking” të Milanos dhe po hetohet nga “Digos” dhe “Reparto Mobile”. Familjarët presin CT kontrolli për të vlerësuar përthithjen e hematomës, ndërsa prognoza mbetet e rezervuar. Miku i tij, Mattia, tha: “Pas një shkëmbimi objektesh mes tifozëve...
Burimi:
telesport.al