Thuram zhbllokohet pas 2 vitesh e gjysmë, gol dhe asist me Francën: Ndjesi e bukur ta ndihmoj ekipin

Thuram zhbllokohet pas 2 vitesh e gjysmë, gol dhe asist me Francën: Ndjesi e bukur ta ndihmoj ekipin

30 Mars 2026 9:41 Alfred Lleshi Pas fitores ndaj Brazilit, kombëtarja franceze konfirmoi formën, duke mposhtur edhe Kolumbinë 3-1. Një nga protagonistët e mbrëmjes ishte Marcus Thuram, i rikthyer te goli me fanellën e “Les Bleus” pas një periudhe të gjatë. Sulmuesi i Interit i dha fund një periudhe negative që zgjati mbi dy vite e gjysmë, duke shënuar pas 17 paraqitjesh radhazi pa gol. Përveç golit, Thuram dha edhe një asist, duke rezultuar vendimtar në suksesin e ekipit. Pas ndeshjes, lojtari i lindur më 1997 shprehu kënaqësinë: “U ndeshëm me një kundërshtar shumë agresiv, por arritëm të bëjmë atë që duhej për të fituar. Jam i lumtur që ndihmova ekipin me një gol dhe një asist”. Ai shtoi: “Gjithmonë është ndjesi e bukur kur fiton...