Thuram sfidon vëllain në “Derby d’Italia”: Ndoshta babai do të bëjë pak më shumë tifo për mua

Thuram sfidon vëllain në “Derby d’Italia”: Ndoshta babai do të bëjë pak më shumë tifo për mua

10 Shkurt 2026 12:09 Alfred Lleshi Mesfushori i Juventusit, Khephren Thuram, foli për “Sky Sport” para “Derby d’Italia” kundër Interit, ku do të përballet me vëllain Marcus. Ai tha se trajneri i kërkon të jetë gjithmonë në lëvizje dhe të parashikojë lojën, por më e rëndësishmja është të luajë me cilësitë e tij dhe të dijë se është një lojtar i fortë: “Spalletti është një trajner që më ka ndihmuar ta kuptoj më shumë këtë gjë. Është bukur të punosh me të”. Kur pyetet për rivalitetin me vëllain, Khephren thotë se të dy kanë dashur të luajnë në të njëjtin ekip kur ishin fëmijë, por tani janë profesionistë në dy klube të mëdha italiane. Ai shpreson të luajë shpesh me Marcus në kombëtare. Për ndeshjen...