Thuram më 2026, vetëm 3 gola në 18 ndeshje. Çfarë “déjà vu” e hidhur tek Interi

Thuram më 2026, vetëm 3 gola në 18 ndeshje. Çfarë “déjà vu” e hidhur tek Interi

23 Mars 2026 12:32 Alfred Lleshi Performanca e Marcus Thuram në këtë sezon po kritikohet shumë, pasi shifrat tregojnë rënien drastike të tij. Në 18 ndeshje me Interin (12 në Serie A, 4 në Champions League dhe 2 në Kupën e Italisë) ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Nivel shumë i ulët për një lojtar të klasit të tij, veçanërisht krahasuar me ndeshjen gjysmëfinale ndaj Barcelonës, ku shënoi me takë golin e 1-0 dhe ishte i detyruar të luante edhe në gjysmë forme. Thuram po rrezikon vendin e titullarit, sidomos pas rikthimit të Lautaro Martínez, sepse duket e vështirë të shihet në stol Pio Esposito, në këtë gjendje. Ajo që mungon te numri 9 është shkathtësia dhe dominim fizik që e karakterizonin...