“Thatësirë” golash në Premier League për vit të ri, Sunderland frenon City-n, zhgënjen Liverpool

“Thatësirë” golash në Premier League për vit të ri, Sunderland frenon City-n, zhgënjen Liverpool

Ndeshjet e para për vitin 2026 në futbollin anglez, të zhvilluara më 1 janar e kthyer në një traditë tashmë në ishull, u karakterizua nga dy barazime pa gola për skuadrat e mëdha. Manchester City dhe Liverpool nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, duke u ndalur respektivisht ndaj Sunderlandit dhe Leedsit. Manchester City u ndal në transfertë përballë Sunderlandit, në një sfidë që përfundoi 0-0. Të besuarit e Pep Guardiolës tentuan të zhbllokonin rezultatin që në pjesën e parë me Foden dhe Haaland, por mbrojtja e “Black Cats” rezistoi. Edhe në fraksionin e dytë, Citizens iu afruan golit me Savinho dhe Gvardiol, por pa sukses, me Sunderlandin e Granit Xhakës që mbrojti me fanatizëm barazimin deri në fund. Me këtë pikë, Manchester City ngjitet...