“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda pas turpit në kampionat

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda pas turpit në kampionat

Një “tërmet” i fortë ka tronditur kuqezinjtë e Milanit ditën e sotme pas turpërimit mbrëjen e djeshmë ku u mundën nga Kaljari në “shtëpi” dhe përfunduan jashtë zonës Champions. Mediat italiane se pronari Xherri Kardinale ka “prerë kokat” Igli Tares, Masimiliano Alegrit, Xhorxho Furlanit dhe Xhefri Monkadas. Ndërkohë i vetmëi që nuk është prekur është Zlatan Ibrahimoviç. Ky i fundit mban pozicionin e këshilltarit. Madje, Ibra pritet të ketë më tepër rol në revolucionin që ka nisur. Kujtojmë se Igli Tare emërohej një vit më parë. Për 52-vjeçarin nga Vlora ishte eksperienca e dytë si drejtor sportiv në Seria A. Më parë ishte pjesë e Lacios.