Tension jashtë stadiumit ‘Elbasan Arena’ para ndeshjes AF Elbasani – KF Tirana
Sot në orën 16:00 filloi sfida mes AF Elbasanit dhe KF Tiranës, e vlefshme për javën e fundit në Superligë. Policia në Elbasan ka marrë masa të shtuara në lidhje me këtë duel, pasi dihet tensioni mes dy tifozerive. Paçka kordonit të policisë dhe forcave speciale, në prag të nisjes së ndeshjes ka pasur një përplasje në distancë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës jashtë stadiumit ‘Elbasan Arena’. KF Tirana kërkon të paktën një pikë sot në udhëtim për të shmangur zonën play-out.
Burimi:
javanews.al