Telashe për Milan, sulmuesi kuqezi dëmtohet në Kupën e Botës dhe rrezikon 2 muaj pushim
6 Korrik 2026 13:02 Telesport Sulmuesi i Milan, Santiago Gimenez, u lëndua gjatë ndeshjes midis Meksikës dhe Anglisë (2-3 për kombëtaren e “3 luanëve”) të Kupës së Botës, duke lënë fushën me një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë. Mediat meksikane konfirmojnë se ai u dërgua në spital për kontrolle, por nuk pësoi ndonjë thyerje. Bëhet fjalë vetëm për një shtrembërim të kyçit të këmbës së gradës së dytë, i cili do ta lërë jashtë për afërsisht dy muaj. Natyrisht një lajm jo i mirë për klubin kuqezi, që rrezikon të mos ketë Gimenez për fillimin e sezonit. Nuk dihet ende nëse lojtari do të qëndrojë në Milanello sezonin tjetër apo jo, por ky dëmtim prish mjaft punë. Për Milan do të jetë e...
Burimi:
telesport.al