Telashe për Liverpool dhe kombëtaren franceze, dëmtimi i Etikite mund të jetë i rëndë, rrezikon të humbasë botërorin

Telashe për Liverpool dhe kombëtaren franceze, dëmtimi i Etikite mund të jetë i rëndë, rrezikon të humbasë botërorin

15 Prill 2026 10:58 Telesport Lojtari i Liverpool, Hugo Ekitike, pësoi një dëmtim serioz gjatë ndeshjes së dytë të çerekfinales së Champions League kundër PSG në Anfield. Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë pas një rrëzimi në minutën e 27-të, i cili thuhet se shkaktoi një problem me këmbën e tij të djathtë. Lojtari u trajtua nga stafi mjekësor dhe u nxor me barelë. Gjithashtu shqetësuese janë komentet e trajnerit të Liverpool, Arne Slot: “Nuk duket mirë, në fakt duket shumë serioze“, tha ai pas ndeshjes, duke shpjeguar se do të nevojiten teste të mëtejshme për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Lëndimi mund të ketë pasoja të rëndësishme si për klubin anglez ashtu edhe për ekipin kombëtar francez përpara...