Tek Arsenal ka optimizëm, Saka: Jemi vetëm disa ndeshje larg arritjes së qëllimit tonë
5 Maj 2026 10:25 Telesport Barazimi i djeshëm i Manchester City (3-3 ndaj Everton) ka lënë për momentin Arsenal 5 pikë para “citizens” në krye të renditjes së Premier League. Tashmë titulli kampion është në duart e “topçinjve”, që duhet t’i fitojnë tri sfidat e mbetura. Kjo situatë ka ngrohur disi sulmuesin Bukayo Saka, që i rikthyer së fundi nga dëmtimi pritet të ndihmojë skuadrën edhe në arritjen e një tjetër objektivi, kualifikimi në finalen e Champions League (realizoi gol në fitoren 3-0 ndaj Fulham). “Kemi mundësinë të fitojmë dy trofe të rëndësishëm. Jemi vetëm disa ndeshje larg arritjes së këtij qëllimi. Djemtë ndihen jashtëzakonisht të privilegjuar që janë në këtë pozicion. Përgjatë këtij sezoni e kemi treguar se çfarë lloj ekipi jemi“, tha Saka....
Burimi:
telesport.al