Të hënën miqësorja ndaj Uzbekistanit, Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në Turqi
28 Mars 2026 19:27 Telesport Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet në Antalia për ndeshjen miqësore që do të zhvillojë të hënën ndaj Uzbekistanit, në orën 14:30. Kuqezinjtë janë grumbulluar prej ditës së hënë në Turqi dhe gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar seanca të rregullta stërvitore, ku stafi teknik ka punuar për përmirësimin e aspekteve taktike dhe fizike të skuadrës. Atmosfera në ekip paraqitet shumë pozitive, ndërsa të gjithë lojtarët janë të përqendruar maksimalisht për këtë përballje miqësore, e cila shërben si një test i rëndësishëm për vijimësinë e punës së ekipit dhe për të parë nga afër gjendjen e grupit. Gjatë qëndrimit në Antalia, stafi teknik ka pasur mundësinë të provojë alternativa të ndryshme në skuadër, duke u dhënë hapësirë edhe elementëve të rinj që...
Burimi:
telesport.al