Të gjithë sytë në Tiranë, derbi i shpresës dhe domosdoshmërisë mes Partizanit dhe Tiranës
Derbi i kryeqytetit vjen këtë herë si një përballje me peshë të dyfishtë. Nuk është thjesht rivalitet historik, por një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e sezonit për të dyja skuadrat. Partizani futet në këtë sfidë me objektivin e qartë për të konsoliduar vendin në “Final 4”, ndërsa Tirana kërkon të largohet nga zona e rrezikshme e renditjes, aty ku aktualisht mban vendin e tetë. Të kuqtë kanë treguar stabilitet në javët e fundit dhe synojnë të hedhin një hap vendimtar drejt fazës finale të kampionatit. Një fitore në derbi do të kishte jo vetëm vlerë pikësh, por edhe ndikim moral në vazhdimësinë e sezonit. Partizani e di se çdo hap i gabuar në këtë fazë mund të kushtojë shtrenjtë në garën për katërshen...
Burimi:
gijotina.com