“Të fokusohemi te Polonia dhe mos të mendojmë për finalen e mundshme”, Jupi e pranon: Historia favorizon kundërshtarin, kanë më shumë eksperiencë
Shqipëria mat forcat me Poloninë në gjysmëfinale të Play Off të Botërorit, sfidë me një takim, që do të luhet të enjten në Varshavë. Nëse kuqezinjtë kalojnë me sukses pengesën e Polonisë, do të luajnë në finalen që të çon në Botëror, me fituesin e sfidës Ukrainë-Suedi. Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24 tha se Polonia është më lart, por dhe ne kemi mundësitë tona. Jupi thekson se fokusi duhet të jetë te gjysmëfinalja e nesërme dhe jo te finalja e mundshme. “Kjo është hera e parë që jemi në një fazë Play Off për Botërorin. Do doja të fitonim patjetër me Poloninë. Nuk mendoj fare për finale, duhet të kalojmë pengesën e nesërme. Ndaj Polonisë kemi një histori...
Burimi:
gijotina.com