Të enjten hidhet shorti i Ligës së Kombeve, njihuni me kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë

Të enjten hidhet shorti i Ligës së Kombeve, njihuni me kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë

Mbrëmjen e së enjtes Kombëtaret e futbollit të meshkujve do të njihen me kundërshtarët e tyre për edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve. Shorti do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel, duke nisur nga ora 18:00. Shqipëria këtë sezon do të garojë në Ligën C, ku edhe niveli i kundërshtarëve në letër do të jetë i një vështirësie më të lehtë. Ndarja zyrtare vazove është publikuar dhe kuqezinjtë ndodhen në vazon e parë. Ndërkohë në vazon e dytë gjenden Finlanda, Sllovakia, Bullgaria dhe Armenia. Më tej një vazo më poshtë, Shqipëria do të “peshkojë” njërin prej Bjellorusisë, Ishujve Faroe, Qipros dhe Estonisë. Ndërkaq vazoja e fundit përbëhet nga fituesi i çiftit Letoni-Gjibraltar, fituesi i çiftit Luksemburg-Maltë, Moldavia dhe San Marino./Sport Ekspres/ Kundërshtarët e mundshëm...