“Taulanti për boksin, unë për ping pongun”, Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend për buxhetin sektorial për sportet, duke theksuar se fondet nuk mund të shpërndahen sipas preferencave personale të zyrtarëve. “Politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës, apo sipas afeksionit që cilido ka për një sport të caktuar. Blendi për padelin, Taulant për boksin, unë për ping pongun e kështu me radhë. Jo, nuk bëhet kështu,” tha Braçe. Ai theksoi se fondet e përfshira në aktin normativ nuk janë për të mbështetur sporte të caktuara sipas preferencave personale: “Këto para nuk janë për të mbështetur sportin e padelit. Blendi do vazhdojë ta bëjë sportin e padelit me lekët e veta. Këto 2.2 milionë euro për pjesëmarrje në aktivitete janë shumë para dhe duhet të prodhojnë rezultat,”...
Burimi:
gijotina.com