Taulant Xhaka & Jorind Skënderi rrëfejnë eksperiencën në kursin UEFA A: Kemi mësuar shumë, synojmë nivelet më të larta

Taulant Xhaka & Jorind Skënderi rrëfejnë eksperiencën në kursin UEFA A: Kemi mësuar shumë, synojmë nivelet më të larta

Federata e Futbollit organizon gjatë gjithë vitit një gamë të gjerë kursesh për trajnerë, duke mbuluar të gjitha nivelet e edukimit futbollistik, nga licenca UEFA C deri te niveli më i lartë, UEFA PRO. Javën e kaluar u përmbyll me sukses një tjetër edicion i kursit UEFA A, që mblodhi së bashku emra të njohur të futbollit shqiptar dhe trajnerë të rinj ambiciozë, tashmë të përgatitur për të hedhur hapat e radhës në karrierën e tyre. Në një prononcim për fshf.org, ish-mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka vlerësoi nivelin e kursit të organizuar nga FSHFdhe tregoi edhe synimet për të ardhmen. Vlerësimi për nivelin e kursit dhe komentet në fund – Niveli i kursit ka qenë shumë i lartë. Profesorët kanë qenë të një niveli të lartë...