Taremi, gati për luftë në Iran? Reagon Olympiacos: Mos besoni lajmet e rreme dhe tregoni respekt

Taremi, gati për luftë në Iran? Reagon Olympiacos: Mos besoni lajmet e rreme dhe tregoni respekt

3 Mars 2026 14:23 Alfred Lleshi Në orët e fundit qarkulloi lajmi, i përgënjeshtruar më pas, se Mehdi Taremi do të ishte gati të merrte armët dhe të regjistrohej në ushtri për të mbrojtur Iranin, i bombarduar së fundi nga SHBA dhe Izraeli. Madje u pretendua se kishte njoftuar për këtë edhe Olympiacos, klubin që zotëron kartonin e tij. Lajmi u përgënjeshtrua fillimisht nga agjenti i lojtarit, Federico Pastorello, i cili deklaroi se komunikatat e atribuara futbollistit nuk pasqyrojnë realitetin dhe se vetë Taremi është plotësisht i përqendruar te puna e tij në Athinë. Për të mbështetur këto deklarata ndërhyri edhe zv.presidenti i klubit grek, Konstantinos Karapapas, i cili në një “story” në Instagram shkroi: “Viktima e parë e luftës është gjithmonë e vërteta. Mos...