“Tani u llahtarisa fare”! Ilir Alliu habitet nga vendimi i Silvinjos: Po çfarë kërkon t’i shohësh Berat Gjimshitit? Hajde marrim Sokol Kushtën
Gjithmonë e më shumë po afron ndeshja e madhe, Poloni-Shqipëri. Kjo është një ndeshje ku do të vendoset historia e kualifikimit tonë në Botëror. Përpara këtij takimi, ka nisur edhe turi i Silvinjos që po takon futbollistët, teksa trajneri ka parë nga afër Gjimshitin dhe Hysajn. Ndërkohë në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2CNN, është ngritur pyetja se përse nuk ka pasur një takim me Ernest Mucin, por me lojtarë si Gjimshiti dhe Hysaj që dihet që janë pjesë e rëndësishme e Kombëtares. “Tani u llahtarisa fare. Nuk e kuptoj se çfarë kërkon që të shohësh dhe të takosh nga afër Berat Gjimshitin. Shumë mirë bën, është kapiteni, por ne e dimë të gjithë se cfarë lojtari është Berat Gjimshiti, ke lojtarë të tjerë...
Burimi:
sportekspres.com