Takim në seli mes Furlanit, Tares dhe Allegrit; nis të planifikohet e ardhmja e Milanit
24 Prill 2026 10:25 Alfred Lleshi Një takim përditësimi në seli mbi momentin e skuadrës dhe bërë projeksione të reja për të ardhmen. Sot në mëngjes, “Casa Milan” ishte baza e takimit mes Massimiliano Allegri dhe drejtuesve kuqezinj, administratorit Giorgio Furlani dhe drejtorit sportiv Igli Tare. Një samit rutinë, si ai i javës së kaluar në Milanello dhe që do të përsëritet edhe sot në qendrën stërvitore, kur Furlani do të vizitojë sërish grupin dhe stafin. Në fund të sezonit temat nuk mungojnë: ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga sfida e së dielës në mbrëmje kundër Juventusit, vendimtare për objektivin e Milanit, një vend në Champions. Më pas, programet për sezonin 2026-27. “Nuk duhet menduar në distancë dy-tre muajsh, por një-dy vitesh, – kishte thënë...
Burimi:
telesport.al