Tah: U ndëshkuam shumë herët, por mund të jemi krenarë për mënyrën si luajtëm

Tah: U ndëshkuam shumë herët, por mund të jemi krenarë për mënyrën si luajtëm

7 Maj 2026 8:19 Alfred Lleshi Bayern Munich është eliminuar nga Champions League në rrethana të hidhura. Pas humbjes 5-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, barazimi i mbrëmshëm 1-1 në sfidën e kthimit ndaj PSG nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në finale. Mbrojtësi bavarez Jonathan Tah foli pas eliminimit ndaj PSG në gjysmëfinalet e Champions League: “Të dyja ndeshjet ishin shumë të ekuilibruara. Ishin sfida të ndryshme, por në fund ata dolën fitues. Parizienët shënuan herët dhe më pas u mbrojtën mirë. Nëse do ta kishim shënuar golin tonë pak më herët, do të ishim në një pozicion më të mirë. Fatkeqësisht, nuk krijuam shumë raste. Natyrisht është një zhgënjim i madh, por duhet të dish të përballesh me situata të ndryshme për të...