Sytë nga Brukseli/ Kombëtarja shqiptare e futbollit, mëson rivalët në Ligën e Kombeve
Kombëtarja shqiptare e futbollit do mësojë sot rivalët në Ligën C të Ligës së Kombeve. Shorti për grupet e këtij kompeticioni do mbahet në orën 18:00 në Bruksel. Ekipi ynë bën pjesë në Ligën C dhe është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin. Kuqezinjtë do përballen me një nga ekipet e vendosura në Vazon 2, 3 dhe 4 të këtij eventi, duke formuar grupin me katër skuadra. Sipas ndarjes së vazove, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me një nga ekipet e mëposhtme: • Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia • Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia • Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino Pas vendit të fundit në edicionin e shkuar të Ligës së Kombeve (Grupi...
Burimi:
sot.com.al