Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare, zbulohet emri i trajnerit të ri

Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare, zbulohet emri i trajnerit të ri

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho sot në 19 maj. Lajmi është bërë i ditur së fundmi, ndërsa braziliani ishte në përfundim të kontratës së tij, e cila skadonte në fund të muajit qershor. Pavarësisht diskutimeve për një rinovim të mundshëm, palët kanë rënë dakord që të mos ketë vazhdim, pas moskualifikimit të Shqipërisë në Botërorin 2026. Së bashku me Sylvinhon pritet të largohen edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik, ndihmësit Doriva dhe Pablo Zabaleta. Ndërkohë, Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. 62-vjeçari italian prej korrikut të vitit 2025 është i papunë, teksa drejtoi Brescian në 15 takime. Më herët Maran ka qenë edhe trajneri i Pisas,...