Surprizë e madhe në Champions / Reali dhe PSG jashtë tetëshes së parë, Interi fiton por nuk mjafton

Surprizë e madhe në Champions / Reali dhe PSG jashtë tetëshes së parë, Interi fiton por nuk mjafton

Është mbyllur faza e grupeve në Champions League. Arsenal, Bayern, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe Sporting Lisbonë janë 8 skuadrat që kalojnë direkt në fazën e 1/8. Real Madrid dhe PSG janë zhgënjimet e mëdha të kësaj nate, të cilat kanë shpërdoruar mundësinë për të kaluar direkt në fazën tjetër. Madrilenët janë mposhtur nga Benfika 4-2, ndërsa PSG barazoi 1-1 me Newcastle. Ndërkohë, Interi, pavarësisht fitores në “Signal Iduna Park” përballë Dortmundit, do të duhet të presë për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i radhës në playoff, për të vijuar ose jo më tej ëndrrën Champions. Në fazën playoff do të luajnë edhe Real Madrid, PSG, Newcastle, Inter, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Dortmund, Olympiakos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco,...