Superliga me “dy koka”: Pogradeci e Dinamo mbrojnë kreun, Tirana triumfon ndaj Skënderbeut

Superliga me “dy koka”: Pogradeci e Dinamo mbrojnë kreun, Tirana triumfon ndaj Skënderbeut

Janë luajtur ndeshjet e javës së 10-të të Superligës në volejboll për femra. Pogradeci e Dinamo vijojnë të komandojnë renditjen me nga 27 pikë secila. Pogradecaret fituan me lehtësi 3-0 (25-18, 25-17, 25-11) jashtë fushe ndaj Korabit. Pa probleme fiton edhe Dinamo, që në kryeqytet mundi po 3-0 Vllazninë (25-12, 25-18, 25-16). Ndonëse pritej më shumë nga skuadra shkodrane, e përforcuar së fundi edhe me dy lojtarë të huaja, në fushë komanduan kryqytetaset, që merituan fitoren. Fiton edhe Teuta, që në fushën e saj mundi 3-1 Partizanin (25-16, 19-25, 29-27, 25-21). Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren dhe janë ende në garë për një vend në fazën play off. Në Korcë, skuadra e Tiranës fitoi 3-1 ndaj...