Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Superkupa e Turqisë/ Në Stamboll, finalja Gallatasaraji- Fenerbahçe
Formati i ri i Superkupës së Turqisë me katër ekipe përcaktoi sot finalen e madhe Gallatasaraji- Fenerbahçe. Ajo do të zhvillohet në stadiumin ‘Atatürk Olimpiyat’ të Stambollit (74 753 vende) të shtunën me fillim orën 18:30. Dje, gjysmëfinalja e parë Gallatasaraji- Trobzanspor 4-1 (luajtur në Gaziantep) ndërsa sot Fenerbahçe e trajnerit Tedesko kaloi 2-0 (në Adana) Samsunspor duke krijuar atë që të gjithë prisnin; një finale me dy të mëdhave të Stambollit dhe futbollit turk. Kështu yje si Gyndogan, Ikardi, Osimhen, Sane te Gallatata do të ndeshen me yje të tjerë të rivalëve historikë si; Skriniar, Xhon Duran, Taliska, Marko Asensio etj./ Sportiim.al/ Vazhdo leximin