Superkupa e Spanjës/ Surprizë te Barcelona, ja talenti që mungoi gjatë stërvitjes

Superkupa e Spanjës/ Surprizë te Barcelona, ja talenti që mungoi gjatë stërvitjes

Një surprizë u pa në stërvitjen e Barcelonën përpara ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbao. Lamine Yamal nuk ishte me pjesën tjetër rë skuadrës në seancën e fundit përpara kësaj sfide. Burime nga klubi katalanas thanë se Yamal ishte në ambientet e brendshme të kompleksit sportiv në Jeddah duke kryer një stërvitje fizike specifike për të. Nuk u dhanë detaje të tjera, por u la të kuptohet se 18 vjeçari nuk kishte asgjë serioze dhe se pritet të jetë i grumbulluar nga Hansi Flick për ndeshjen e së mërkurës. E përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’ arriti të mësojë se Yamal ishte prekur nga një virus në stomak prej ditësh që e dobësoi sadopak dhe kështu ai u rezervua për stërvitjen e kësaj të...