Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Superkupa e Spanjës: Barcelona mbaron punë me Athletic Bilbao që në pjesën e parë (video)
7 Janar 2026 20:44 Telesport Në Jeddah në Arabinë Saudite luhet sonte gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, e cila tashmë organizohet në formatin “Final Four”. Sot takohen Barcelona dhe Athletic Bilbao, pjesa e parë është mbyllur 4-0 për katalanasit. Barcelona gjeti golin fillimisht në minutën e 22-të, ku Roony Bardghji pason për Fermin Lopez, ky i fundit niset të godasë, por topi përfundon tek Ferran Torres, i cili e dërgon në rrjetë. Në minutën e 30-të, Raphinha asiston bukur në zonë, Fermin Lopez me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës, dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 34-të, Barcelona gjen golin e tretë me Roony Bardghji. Suedezi shënon, falë edhe gafës së Unai Simon. Në minutën e 38-të ishte radha...