Superkupa e Italisë/ Napoli- Bolonja finalja Riadit

Superkupa e Italisë/ Napoli- Bolonja finalja Riadit

Edicioni i 38 i Superkupës së Italisë pret të njohë fituesin e tij në Riad. Nisi në vitin 1988, fituesi i parë dhe ai sezonit të kaluar, Milan. Këtë mbrëmje me fillim orën 20:00 finalja e Superkupës së Italisë në “King Saud University Stadium” të Riadit në Arabinë Saudite. Përballë do të jenë Napoli dhe Bolonja me devizën e vetme fitimin e trofeut të lakmuar. Pasi eleminuan në gjysmëfinale respektivisht Milanin dhe Interin, dy finalistet me pozicion aktual në Serie A të tretë (Napoli) dhe gjashtë (Bolonja), janë gati. Kjo finale përbën mundësinë e artë të Bolonjës për ta patur për herë të parë këtë trofe ndërsa për napolinatët me Amir Rrahmanin në ‘rozë’ do të ishte e treta herë në histori. Ndërkaq rekordin e...