Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Superkupa e Italisë/ Napoli- Bolonja finalja e Katarit
Këtë mbrmëje me fillim orën 20:00 finalja e Superkupës së Italisë në “King Saud University Stadium” të Katarit. Përballë do të jenë Napoli dhe Bolonja me devizën e vetme fitimin e trofeut të lakmuar. Pasi eleminuan në gjysmëfinale respektivisht Milanin dhe Interin, dy finalistet me pozicion aktual në Serie A të tretë (Napoli) dhe gjashtë (Bolonja), janë gati. Kjo finale përbën mundësinë e artë të Bolonjës për ta patur për herë të parë këtë trofe ndërsa për napolinatët me Amir Rrahmanin në ‘rozë’ do të ishte e treta herë në histori. Ndërkaq rekordin e mban Juventus me dhjetë trofe të tillë, ndjekin Milan dhe Inter me nga tetë, Lacio katër herë, Napoli e Roma nga dy dhe Parma, Fiorentina e Sampdoria me nga një herë./Sportiim.al/...