Superiorja kthehet sot në fushë, kyedueli i xhiros 22 është Egnatia-Tirana

Superiorja kthehet sot në fushë, kyedueli i xhiros 22 është Egnatia-Tirana

Adriatik BALLA Kampionati ka hyrë në një fazë interesante ku ndodh diferencimi i ekipeve që luftojnë për titull krahasuar me ata që luftojnë për mbijetesë. Në mesin e artë të tabelës për momentin ndodhen Partizani dhe Teuta, por situate mund të ndryshojë. Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në fundjavë dhe pritet të ofrojë përballje interesante në luftën për objektivat sezonale. Takimi i parë i ditës së shtunë është ai mes Vorës dhe Flamurtarit, që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin “Vora”. Një sfidë e fortë mes dy skuadrave që synojnë tre pikët për të përmirësuar pozitat në renditje. Në orën 16:30, në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani do të përballet me AF Elbasanin. Një ndeshje e shumëpritur, ku...