Sulmuesi/ Levandovski i pavendosur mes Spanjës dhe Italisë

Sulmuesi/ Levandovski i pavendosur mes Spanjës dhe Italisë

Sipas “Sport.es”, Barcelona është e vendosur ta mbajë Robert Levandovski edhe për një sezon dhe do t’i ofrojë një kontratë të re. Klubi katalanas pritet t’i propozojë sulmuesit polak një marrëveshje të re deri në vitin 2027. Kontrata aktuale e 37-vjeçarit në “Camp Nou” skadon në fund të sezonit, ndërsa interes për të kanë shfaqur Juventusi dhe Milani në Serie A. Raportime nga Italia javën e kaluar pretendonin se Juventusi kishte dërguar një përfaqësues për ta ndjekur nga afër Levandovskin gjatë pushimit të marsit me kombëtaren e Polonisë. Nga ana tjetër, Milani e mori Niklas Fullkrug në huazim nga Uest Hem në janar, me opsion blerjeje, por ende nuk është i sigurt nëse do ta bëjë transferimin të përhershëm, ndaj “Leva” është opsion. Sipas “Sport.es”,...