Süle tregon momentet ekstreme fizike te Bayerni: Kam humbur 2.5 kg në një ditë…

Süle tregon momentet ekstreme fizike te Bayerni: Kam humbur 2.5 kg në një ditë…

8 Maj 2026 10:41 Alfred Lleshi Niklas Süle ka treguar një episod të pazakontë nga karriera e tij te Bayern Munich, duke folur me sinqeritet rreth mënyrave ekstreme që përdorte për të kontrolluar peshën. Mbrojtësi gjerman, 30 vjeç, në podcastin “Spielmacher”, rrëfeu se ditët para peshimeve ishin shumë të rënda: “Për vite te Bayerni, të enjten kishim peshimin dhe të mërkurën nuk haja asgjë. Asgjë, gjithmonë agjëroja”. Ai shtoi se në shtëpi përdorte edhe sauna me xhaketë kundër ujit: “E bëja për të humbur peshë në një ditë. Të nesërmen peshoja 2.5 kilogramë më pak”. Süle tregoi edhe momente ekstreme fizike: “Pas saunës merrja frymë nga dritarja për 10 minuta, sepse mendoja se do të humbisja ndjenjat”. Ai kujtoi edhe një episod me Jupp Heynckes, i cili...