Strategjia e FSHF “Vision to Victory”/ Drejtori Administrativ Aldi Topçiu: Një vizion i qartë për të ardhmen e futbollit shqiptar

Strategjia e FSHF “Vision to Victory”/ Drejtori Administrativ Aldi Topçiu: Një vizion i qartë për të ardhmen e futbollit shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi strategjinë e re “Vision to Victory 2026-2030”, një plan zhvillimi për pesë vitet e ardhshme që synon të përmirësojë gjithë ekosistemin e futbollit shqiptar, nga futbolli amator te ai profesional dhe zhvillimi institucional. Drejtori Administrativ, Aldi Topçiu, në një intervistë për fshf.org, shpjegon se strategjia nuk është thjesht një dokument, por një udhërrëfyes i detajuar që bazon të gjitha veprimtaritë e FSHF-së në pesë vitet e ardhshme dhe është rezultat i konsultimeve të gjera me anëtarët e federatës dhe ekspertët e UEFA Grow. “Strategjia e Federatës së Futbollit “Vision to Victory 2026-2030” përfaqëson në radhë të parë një udhërrëfyes të zhvillimit të futbollit në mbarë vendin. Ai nuk është thjesht një dokument strategjik, është një themel mbi të cilin planifikohen...