Spiro Leka shkruan histori në basketbollin italian A2, merr ekipin nga vendi i fundit e çon në vend të parë

Spiro Leka shkruan histori në basketbollin italian A2, merr ekipin nga vendi i fundit e çon në vend të parë

Të paktë janë teknikët shqiptarë që kanë korrur sukses në nivele të larta të basketbollit, siç ka ndodhur me Spiro Lekën, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë profesioniste në Itali, duke qenë edhe brenda vetë Italisë një nga trajnerët me licencën më të lartë të trajnimit. Aktualisht ai drejton skuadrën Victoria Libertas Pesaro, skuadër që militon në ligën A2 të basketbollit në Itali. Leka e mori drejtimin e kësaj skuadre në vendet e fundit të tabelës dhe tani e ka ngjitur në krye, duke qenë pranë një suksesi të madh. Nuk ka qenë e lehtë, por kur mendon profesionalizmin e Lekës kuptohet edhe suksesi i skuadrës së Pesaros. Shtypi sportiv italian është mrekulluar nga kjo ecuri e klubit dhe Leka ndodhet përditë në...