Spektakël në Amsterdam, por “De Topper” i fundit për këtë sezon mbyllet në “paqe” (video)
Derbi i fundit për këtë sezon mex Ajax-it dhe PSV-së është mbyllur në barazim 2-2. I njohur ndryshe si “De Topper”, Ajax dhe PSV, ashtu siç ndodh zakonisht dhuruan spektakël deri në sekondën e fundit. Pavarësisht rivalitetit historik, në fillim të ndeshjes futbollistët e Ajax-it bënë gardën e nderit duke respektuar PSV-në , kampionin e këtij sezoni. Derbi u zhbllokua që në sekondën e 30-të, ku Ricardo Pepi shënoi me kokë pas një rivënie të gjatë anësore, duke kaluar në avantazh PSV-në. SHIKOGOLIN Reagimi i vendasve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat me Anton Gaaei në minutën e 10-të. Danezi shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. SHIKOGOLIN Në minutën e 77-të, Myron Boadu kalon në avantazh...
Burimi:
telesport.al