Spektakël me gola në “Abissnet Superiore” / 5 javët më produktive të sezonit 2025–2026
Kampionati “Abissnet Superiore” po konfirmon një sezon dinamik, konkurrues dhe plot emocione. Pas zhvillimit të 20 javëve të para, statistikat tregojnë qartë një kampionat të balancuar, me ritëm të lartë dhe spektakël të vazhdueshëm në çdo ndeshje. Në këtë edicion, disa javë janë dalluar veçanërisht për numrin e lartë të golave të shënuar, duke dhuruar futboll ofensiv dhe emocione për tifozët në stadiume dhe para ekranit. Në krye të renditjes qëndrojnë java e 17-të dhe java e 18-të, ku u shënuan nga 17 gola secila, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani në sezonin 2025–2026. Pas tyre vjen java e 2-të, me 16 gola, ndërsa java e 8-të dhe java e 20-të plotësojnë listën e pesë javëve më produktive, me nga 14 gola të realizuar. Këto statistika pasqyrojnë qartë intensitetin dhe qasjen sulmuese që po karakterizon kampionatin, ku skuadrat shfaqin potencialin...
Burimi:
sportekspres.com