Spektakël i Yamal, Barça “thyen” Oviedo-n, rikthehet shpejt në krye, Flick: Jam i kënaqur me ekipin

Spektakël i Yamal, Barça “thyen” Oviedo-n, rikthehet shpejt në krye, Flick: Jam i kënaqur me ekipin

Barça i përgjigjet shpejt Realit, triumfon 3-0 përballë Oviedo-s duke u rikthyer menjëherë në krye të La Liga-s, plus 1 në raport me rivalin e tyre të përjetshëm. Ndryshe nga se pritej, ekipi i Hansi Flick vuajti jo pak ku goli i parë erdhi në minutën e 52-të, pas një gafe në mbrojtje, Dani Olmo përfitoi duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë. Oviedo bëri gjithçka keq në këtë transfertë duke i dhuruar Barçës edhe golin e dytë pak minuta më vonë, ku sërish një gafe në mbrojtje u shfrytëzua nga Raphinha me këtë të fundit që me një parabël të ëmbël dyfishoi shifrat. Stafetën e mori më pas Lamine Yamal, me talentin spanjoll që fillimisht goditi shtyllën ndërsa në minutën e...