Spalletti telefonon Bernardo Silva për ta bindur të vijë te Juventus, por kusht mbetet Champions League

Spalletti telefonon Bernardo Silva për ta bindur të vijë te Juventus, por kusht mbetet Champions League

Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka telefonuar personalisht mesfushorin portugez Bernardo Silva, për ta bindur që të vijë në Torino sezonin tjetër. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Juventus e ka quajtur situatën me yllin portugez në kuadër të diskutime, reflektime e komplimenteve të ndërsjella. Por, është e qartë se e gjitha është në kontekstin e një transferimi të mundshëm këtë verë. Silva do të lirohet si transferim i lirë nga Manchester City dhe nuk është sekret që bardhezinjtë janë ndër pretendentët kryesorë. 31-vjeçari do të mbushte pozicionin e mesfushës sulmuese për të rritur cilësinë teknike të ekipit të Spalletti. Problem është konkurrenca nga MLS amerikane dhe Liga Saudite, që ofrojnë më shumë, por edhe Barcelona, ​​një kundërshtar më i frikshëm. Të...