“Spalletti nxori në pah potencialin e Juventusit, Lautaro ka hyrë në historinë e Interit”
13 Shkurt 2026 10:00 Alfred Lleshi Gjatë një interviste për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Beppe Bergomi komentoi Juventusin: “Qysh në fillim kisha ide të qarta për të gjitha skuadrat, por jo për Juventusin. Shihja potencial që nuk dilte në pah, pastaj erdhi Spalletti dhe e evidentoi në mënyrë të shkëlqyer. Ndoshta do t’i duhej një sulmues, e kërkuan gjatë gjithë merkatos dimërore. David është lojtar i mirë, por ka karakteristika të ndryshme nga ato që kërkonte trajneri i tij”. Ndër lojtarët më të rivitalizuar nga Spalletti është padyshim McKennie, që u bë i domosdoshëm: “Ai jep zgjidhje të ndryshme. Shikoni pastaj rotacionet e Locatelli, që hapet jashtë për të liruar shokët në krah. Lëvizje të menduara, të provuara dhe të realizuara. Duket...
Burimi:
telesport.al